Big Brother VIP Kosova



Artmotion LiveArtMotion Live ju mund te shikoni Big Brother VIP drejtperdrejte.

Poashtu edhe ne faqet tjera si Big Brother VIP Kosova Live dhe Klan Kosova Live.

ArtMotion është themeluar në vitin 2003 dhe nga viti 2008 ka filluar me ofrimin e shërbimeve të Internetit në Kosovë, kurse nga vitit 2011 ofron edhe shërbime të televizionit kabllor.

ArtMotion ka një ndër rrjetet më të avancuara në Kosovë. Ofron shërbime të internetit përmes fibrit optik, rrjetit koaksial dhe rrjetit mikrovalor në të gjithë territorin e Kosovës. Është një nga 4 operatorët e licensuar për nyje ndërkombëtare KOS-IX.

Poashtu ArtMotion është i licensuar nga ARKEP dhe KPM për ofrimin e shërbimeve të Internetit, Kabllovikut dhe IPTV.

ArtMotion në vitin 2018 ka filluar me operimin e platformës televizive vetanake(deri më tani posedon 16 kanale televizive vetanake). Dalëngadal po nis dominimin në tregun kosovar përshkak të programacionit sportiv, argëtues. Lidhjeve të ngushta me kanalin televiziv më të shikuar në vend Klan Kosova dhe inkuadrimit e kanaleve sportive.

Poashtu platforma ArtMotion në muajt e fundit ka bashkuar programacionin me platformën Kujtesa. Duke kombinuar kanalet televizive dhe duke blerë së bashku licensat e ligave sportive.

Artmotion Live aktualisht është lider i padiskutueshëm sa i përket ofrimit të programacionit sportiv. Me shumë prej ligave dhe turneve më të rëndësishëm që vijnë ekskluzivisht në ekranet e shikuesëve.

Fillimisht në vitin 2018 kompania nisi me transmetimet e Basketbollit vendor duke e ngritur atë në tjetër nivel me transmetime të shumta nga Superliga, Liga e Parë, Liga e Femrave, Ligat e të rinjëve dhe kombëtarja. Pas basketbollit vendor në platformë u shtuan edhe garat rally me vetura si dhe futbolli argjentinas dhe Kupa e Gjermanise (DFB Pokal) si dhe liga të ndryshme nga Hendbolli, Volejbolli, Atletika dhe Noti.